MENU
klinika

"Komandanti-kameleon"

Fotografitë e rralla të diktatorit Enver Hoxha, si babagjysh

02.01.2020 - 18:06

      Publikohen disa fotografi të panjohura, të ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Momente të ndryshme të festës të ndërrimit të viteve; nga familja e madhe me dy djemtë, Ilirin dhe Sokolin, me bashkëshortet e tyre, Teuta dhe Liljana, e bija Pranvera, me bashkëshortin Klement Kolaneci dhe fëmijët e tyre të vegjël./Konica.al

Aty shihet edhe e motra Sano, në fotografinë e bërë tre muaj para se të ndahej nga jeta, fotografi me Nexhmijen, ku ka vënë parruke me flokë të gjatë dhe musteqe e mjekër të bardhë, duke imituar Plakun e Vitit të Ri, para pemës së zbukuruar me pambuk e lodra.

Në mbrëmjen festive me fatosat e pionerët e dalluar të Tiranës, shoqërohet nga “shoku Ramiz” dhe Sulo Gradeci e deri tek ajo me anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike në oborrin e vilës së tij, në vitin e largët 1973, ku kanë dalë dhe Beqir Balluku, Petrit Dume, Pirro Dodbiba, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, etj., të cilët, do të kishin dhe vitin e fundit që do të festonin me “Komandantin”.