MENU
klinika

Videoja është bërë virale

Gjyqtari dhe anësorja puthen në mes të fushës

03.01.2020 - 14:08

Kemi parë disa futbollistë që kanë propozuar në mes të fushës, si pjesë e një dedikimi special, por episodi mes dy gjyqtarësh futbolli është bërë viral nëpër botë.

Gjyqtarja Fernanda Colombo, gjatë një ndeshje miqësore, puthi në buzë burrin e saj gjyqtar dhe e hodhi videon në Instagram. “Dashuria është në lojë”, – shkruan Fernanda në tekstin shoqërues të videos.

Gjyqtarja është e dashuruar dhe ajo nuk e fsheh këtë as në fushën e blertë, në ndeshje miqësore ku ajo dhe burri i saj Sandro Ricci ishin mes gjyqtarëve në Brazil.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN