Disa enigma në Amerikë mund të mos zgjidhen gjatë gjykimit në Senat.
Për shembull, pse Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky të hetonte Hunter Biden? Demokratët thonë se Trump synonte rivalin e tij politik, ish-nënkryetarin Joseph Biden.
Por Kremlini nuk ka nevojë për ndihmë nga Trump, aq më pak nga Rudolph Giuliani. Rusia ka profesionistë: materialet komprometuese, dhe shantazhi janë mjetet kryesore të Kremlinit.
Dëshmitarët në hetimin e Trump, theksuan nevojën e Ukrainës për ndihmën e SHBA për të mbrojtur territorin e saj nga Rusia. Megjithatë, Ukraina nuk është e pafuqishme.
Rusët e njihnin dhe e donin Zelensky, i cili punoi si aktor për dy dekada përpara se të bëhej president.
Strategjia e suksesit të Putinit mund të jetë e rrezikshme. Kjo shpjegon pse.
Zelensky përdor gjuhë të qartë dhe të thjeshtë për të komunikuar me audiencën e tij. Zelenskyt i mungon theksi i Moskës që e kanë shumë rusë që jetojnë jashtë kryeqytetit.
Në dekadën e tretë të sundimit të Putinit, rusët përballen me probleme sociale. Këto përfshijnë problemet me pensionet dhe kujdesin shëndetësor.
Një shaka ruse thotë, “ne jetojmë në një vend ku pica arrin më shpejt se ambulanca.”
Por mënyra sesi sistemi funksionon kufizon vizionin dhe aftësinë e Rusëve për të ndikuar në politikë.
Për dekada të tëra, politikanët, gazetarët dhe akademikët brenda dhe përtej Ukrainës i kategorizuan ukrainasit si pro-perëndimorë ose pro-rusë. Në përshëndetjen e tij për Vitin e Ri, Zelensky sfidoi këtë paradigmë, dhe pyeti, “Kush na bindur se dallimet tona kanë rëndësi? Po sikur të mos jetë kështu?
Nëse hetimi do të nxjerrë në pah ndonjë provë kundr Trump, vetë Zelensky rrezikon të shihet si i korruptuar dhe të humbasë mbështetjen publike.
Nëse gjyqi i fajësimit, me ose pa prova ose zbulime të reja, e portretizon Zelenskyn si karremin e Trump, veprimet e Trump ndaj Ukrainës do ta kenë ndihmuar Putinin.
Përfundimisht, Putin mund të përballet me atë që politika e brendshme dhe e jashtme ruse kërkoi të shmnagtte: një revolucion të brendshëm.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al