MENU
klinika

Jo vetëm kampion, por edhe bamirës

Humanizmi i Messit, 30 mln euro spital për fëmijët

19.01.2020 - 12:56

Lionel Messi nuk është kampion vetëm në fushë. Sulmuesi argjentinas shpesh ka treguar anën humane të tij, por projekti i fundit është vërtet një mrekulli.

Fondacioni “Lionel Messi” brenda këtij viti do të ndërtojë një spital gjigant, që do u dedikohet fëmijëve të prekur me tumor. Kjo qendër do të jetë më e madhja e llojit të saj në Evropë.

E gjithë kjo vepër do të kushtojë 30 milionë euro dhe do të ngrihet në qytetin e Barcelonës. Në ceremoninë e nisjes së punimeve ishte edhe Leo Messi, i cili mbajti një fjalim të shkurtër:

“Është një moment shumë i lumtur, është e jashtëzakonshme të jesh pjesë e këtij projekti dhe të shohësh teksa realizohet. Falënderoj njerëzit, që ndihmuan për të bërë të mundur gjithë këtë.

Shpresoj që pas kësaj fëmijët të mund të luftojnë më me forcë këtë sëmundje mizore dhe në të mund t’i ndihmojmë ato. Ndihem shumë i lumtur që kam arritur të bashkëpunoj në realizimin e kësaj ëndrre”.