MENU
klinika

Derisa e bija ta kontaktojë...

I ati kërcënon Meghan Markle, ja ç’ka ndërmend të bëjë!

28.01.2020 - 09:36

Raportet mes Dukeshës së Sussex, Meghan Markle dhe babait të saj, Thomas, nuk kanë qenë të mira prej kohësh.

Madje, Thomas nuk e ka takuar asnjëherë nipin e tij Archie Harrison, ndërsa gjatë një interviste shprehet se do të bëjë çmos që të komunikojë me të bijën. Për më tepër, ai ka kërcënuar dukeshën duke u shprehur se do të marrë masa nëse Meghan nuk do të kontaktojë me të pas intervistës së tij.

kolana e librave

“Do të jap një intervistë dhe do të pres 30 ditë për një përgjigje. Nëse nuk do të marr përgjigje, do ta provoj me një tjetër intervistë. Eshtë e vetmja mundësi që kam.
Pas kësaj interviste, nuk marr asnjë lajm prej askujt për 30 ditë, do ta provoj sërish. Nuk dua të ulem në dhomën e shtëpisë time për pjesën e mbetur të jetës dhe të pres që dikush të më përgjigjet.”– u shpreh ai.

Gjithashtu, babai i Meghan rrëfeu se ka komunikuar edhe me të ëmën e dukeshës, Doria-n, megjithatë sërish s’ka mundur të lidhet dot me të bijën.

Ndërkohë, Meghan Markle ende nuk ka reaguar pas këtyre deklaratave të të atit, ndërkohë që shijon jetën e saj të re në Kanada.