MENU
klinika

Mjekët amerikanë kanë frikë t’i afrohen

I infektuari me koronavirus po trajtohet nga një robot!

26.01.2020 - 16:46

I pari person që është diagnostikuar me koronavirusin Wuhan në Shtetet e Bashkuara po trajtohet nga pak punëtorë mjekësorë dhe nga një robot.

Roboti, që ka një stetoskop, po ndihmon doktorët që t’i marrin anët më vitale dhe të komunikojnë me të përmes një ekrani të madh, tha Dr.George Dizar, shef i divizionit të sëmundjeve infektive në Everett të Washingtonit.

Pacienti që është në të 30-at, u diagnostikua me virusin të hënën. Ai fillimisht iu nënshtrua një trajtimi mjekësor urgjent më 19 janar dhe i tha stafit se ishte i shqetësuar se kishte simptomat e koronavirusit të ri shkaku që së fundi kishte udhëtuar në Wuhan të Kinës, shkruan CNN.

Ai arriti në Aeroportin e Seattle-Tacomas më 15 janar, para se të mbërrinin skanerët e shëndetit në aeroportit.

Ky person i prekur mbetet në gjendje stabile por megjithatë është vënë në izolim.

Zyrtarët shëndetësorë të shtetit të Washingtonit të enjten treguan se numri i njerëzve që kishin pasur kontakt të afërt me 30 vjeçarin ishte 43.

“Stafi mjekësorë në dhomë e lëviz robotin përreth në mënyrë që ta shohim pacientin në ekran, e të flasim me të,” tha George Diaz më tej, duke shtuar se përdorimi i robotit e minimizon ekspozimin e stafit mjekësor ndaj të infektuarit.