MENU
klinika

Kupa e Italisë

Ibra nuk luan, por Milan kalon në çerekfinale

15.01.2020 - 19:57

Milan kalon me lehtësi në çerekfinale të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë mposhtën 3-0 SPAL, edhe pse në fushë nuk ishin Ibrahimovic dhe Donnarumma.

Kanë mjaftuar 20 minuta që Milani të gjejë golin ndaj SPAL dhe e bën me anë të Piatek, i cili mungonte prej shumë kohësh. Një pasim i saktë dhe asist perfekt i Bennacer nxjerr përballë Berishës polakun që nuk fal dhe feston me pistoletat.

Milani ka dyfishuar me Castillejo, që me një kundërsulm të shpejtë ka nalzuar me një gol “alla Suso”, duke u futur në qendër me të majtën dhe dërguar topin në trekëndësh. I pafaj Berisha.

Milani ka shënuar edhe golin e tretë me Theo Hernandez në pjesën e dytë. Ai merr topin vetë në mesfushë dhe niset drejt portës kundërshtare, duke goditur nga jashtë zone dhe shënuar.

Një furi e vërtetë francezi që këtë sezon nuk ndalet! Edhe Ibrahimovic ngrihet dhe duartroket. Në çerekfinale Milan do të presë në San Siro ekipin e Torinos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN