MENU
klinika

Zikaltrit kalojnë çerekfinale

Lukaku udhëheq Interin edhe në Kupën e Italisë

14.01.2020 - 22:49

Romelu Lukaku nuk ndalet së shënuari edhe në Kupën e Italisë. Inter fitoi 4-1 në “San Siro” ndaj Cagliarit dhe kalon në çerekfinale, ku e pret fituesi i ciftit Atalanta-Fiorentina.

Ishte një ndeshje e lehtë për ziklatrit që gjetën golin e avantazhit me anë të Romelu Lukakut që në minutën e 1’ të takimit. Borja Valero ka dyfishuar në mesin e pjesës së parë.

Pas pushimit, Lukaku ka shënuar golin e dytë personal përpara se Olivia t’i jepte një fije shprese miqve. Megjithatë, Ranocchia ka shënuar golin e katërt të Interit, duke vulosur fitoren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN