MENU
klinika

Ultimatumi nga IBF

Joshua duhet të zgjedhë rivalin deri më 31 janar

10.01.2020 - 22:38

Boksieri britanik Anthony Joshua, pas fitimit të revanshit me Andy Ruiz, ka afat deri më 31 janar për të gjetur rivalin e radhës. Po ashtu edhe Kubrat Pulev, për të negociuar për duelin e mundshëm mes tyre.

Pulev është i mandatuar nga IBF për të dueluar për titullin kampion në peshat e rënda. Problem për Joshua është se edhe ukrainasi Oleksandr Usyk është i mandatuar për të dueluar për titullin kampion bote, këtë herë të kategorisë WBO.

Gjithsesi, kjo e fundit ende nuk ka dhënë një ultimatum, cka lë të mendosh se Joshua do të mbrojë titujt llimisht ndaj bullgarit Pulev e më pas, në rast se fiton, ndaj Usyk.

“Negociatat mes Joshua dhe Pulev do të mbyllen më 31 janar. Ky është afati i vendosur. Ne dëshirojmë që palët të gjejnë një zgjidhje, në të kundërt, do të vendosim ne për këtë sfidë, duke marrë masa”, – thanë drejtuesit e IBF-së.