Prej disa kohësh, moderatorja e ëmbël e ekranit, Kiara Tito, i është përkushtuar kanalit të saj në Youtube.
Aty, Kiara ndan me publikun pjesë nga jeta e saj dhe duket se e ka lënë pak pas dore televizionin.
Por, pak kohë më parë për “Iconstyle.al“, Kiara tregoi se do të rikthehet në ekran, megjithatë nuk kishte vendosur ende se ku do e shihnim.
Tani ajo ka marrë një vendim dhe është gati të shfaqet pas një mungese të gjatë.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Kiara ka treguar se mezi po pret që të ndajë detajet me ndjekësit e saj.
“Projekt i ri televiziv së shpejti. Mezi pres t’ju tregoj” -shkruan Kiara.
Gjasat janë që ajo do të rikthehet në “Top Channel”, megjithatë duhet të presim edhe pak për të zbuluar të vërtetën.