MENU
klinika

Notat e shqiptarëve

Lazio-Napoli, Strakosha e Hysaj vlerësohen pozitivisht

12.01.2020 - 12:35

Nëse Lazio fitoi 1-0 ndaj Napolit, një meritë të padiskutueshme ka edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha, që në 3-4 raste shpëtoi portën e tij.

Skuadra e Lazios arriti në këtë mënyrë edhe fitoren e 10 radhazi, duke e rikonfirmuar momentin fantastik që po kalon këtë sezon dhe rivalitetin me Interin e Juventusin.

Por vlerësim pozitiv ka marrë edhe Hysaj. Megjithëse skuadra e tij u mund, paraqitja e Hysajt ka qenë e mirë dhe mediat italiane e kanë vlerësuar. “Eurosport.it”, i jep notën 7 portierit dhe 6.5 mbrojtësit shkodran.

“Thomas Strakosha 7: Bën dy pritje me rëndësi të madhe dhe të dyja ia pret Insignes. Nëse Lazio mori 3 pikë në këtë ndeshje, shumë merita janë të portierit.”

“Elseid Hysaj 6.5: Jo keq. Vuan në të djathtë presionin e Luliç, por e ndjek mirë dhe është shumë preciz”, – shkruhej në vlerësimin për mbrojtësin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN