MENU
klinika

Kur vjen kënga e re?

Ledri Vula sapo i çoi klipet shqiptare në një tjetër nivel!

26.01.2020 - 17:57

Pak ditë më parë u tha se Ledri Vula do të nxjerrë shumë shpejt albumin e tij të ri.

Reperi ka publikuar vazhdimisht video të shkurtra që përmbajnë vargje nga këngët e tij dhe tani ai është gati të publikojë një prej tyre.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, reperi ka treguar se klipi i këngës së re është një risi dhe do të vijë ndryshe për publiku.

 

Projekti muzikor mban titullin “Piano rap” dhe është e xhiruar në 360 gradë.

Publiku do të bëjë vetë regjinë e klipit duke mbajtur celularin apo kompjuterin në pozicionin që dëshiron.

 

 

View this post on Instagram

 

N’vit tjeter..

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Kjo është hera e parë që një artist shqiptar xhiron në këtë mënyrë dhe siç thotë edhe Ledri: “Klipi është një vepër arti”.

Reperi ka njoftuar se kënga e tij do të publikohet më 1 shkurt dhe mezi po e presim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do të rikthehet Skillz?!

Ledri dhe Skivi, sërish bashkë

Vajza largë botës së televizionit

Ja kush është e dashura e Ledri Vulës