MENU
klinika

Vajza largë botës së televizionit

Ja kush është e dashura e Ledri Vulës

15.04.2019 - 12:32

Prej kohësh Ledri Vula përflitej për një lidhje romantike me një vajzë me emrin Sara. Profili i saj mbahej disi sekret në rrjetet sociale dhe të vetmet foto që qarkullonin online, ishin ato ku çifti ishte kapur mat nga paparacët.

Por tani Sara Hoxha, ka hapur profilin e saj në Instagram, dhe nuk e fsheh aspak lidhjen me reperin Ledri Vula.

Fotot e postuara në profilin e saj flasin për lidhjen e dyshar më herët me Ledrin, e madje shfaqin edhe miqtë e tyre të përbashkët.

 

Sara Hoxha nuk i përket botës së televizionit, është një vajzë e cila duket se i pëlqen shumë udhëtimet dhe thuajse çdo foto e saj është  publikuar nga destinacione të ndryshme si, Arabia Saudite, Italia, disa edhe të përbashkëta me reperin si për shembull, Mykonos.

Lidhja e Sarës me Ledrin besohet se ka nisur në vitin 2017, pasi në një foto të dhjetorit të atij viti, Sara ka shkruar inicialin e partnerit të saj, L.

Nga ana tjetër vetë Ledri nuk është treguar aspak i rezervuar me komentet apo emoji të përdorura  në fotot e Instagramit të Sarës çka e orienton dyshimin drejtë një fakti.