MENU
klinika

Premier League, java 21

Leicester e rinis me marsh të tretë, bie Tottenham

01.01.2020 - 18:07

Pas humbjes me City-n dhe Liverpool, Leicester merr fitoren e dytë radhazi, sot në fushën e Newcastle 0-3, dhe blindon vendin e dytë. Ndërsa Tottenham nuk përfiton nga humbja e Chelsea-s, pasi humb 1-0.

“Dhelprat” shënuan dy herë në pjesën e parë dhe njëherë në fundin e pesës së dytë, duke mos e diskutuar fitoren në një transfertë të vështirë. Ndoshta Leicester nuk mposht skuadrat e forta, por të tjerat i kalon pa problem.

Kur pritej fitorja e Tottenham dhe afrimi me zonën Champions, topcinjtë gabojnë në fushën e Southampton, që fiton 1-0 me gol të Ings në 17’. Southampton tashmë quajeni të shpëtuar!

Ndeshja tjetër e orës 16:00, mes Watford dhe Wolves përfundon 2-1. Vendasit kanë vuajtur në fund, pasi ishin me 10 lojtarë, por kanë marrë 3 pikë me vlerë ndaj një kundërshtari të fortë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN