MENU
klinika

Mesfushori kërkohet edhe në La Liga

Malaga refuzon 500 mijë euro për Baren

05.01.2020 - 21:16

Keidi Bare pritet të jetë shpëtimi i klubit të Malagas për nga ana financiare, pasi me shitjen e tij mund të mbulohet një pjesë e mirë e shpenzimeve.

Por klubi i Malagas refuzoi 500 mijë euro për Keidi Baren një ofertë të ardhur nga Rayo Vallecano, skuadër që luan gjithashtu në Segunda Division.

Malaga e ka kthyer mbrapsht këtë ofertë pasi e ka cilësuar shumë të ulët. Edhe pse janë në vështirësi serioze financiare dhe rrezikojnë falimentimin, drejtuesit e Malagas nuk kërkojnë ta lejojnë të largohet për një çmim të lirë mesfushorin e kombëtares shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesfushori shqiptar drejt La Liga-s

Ronaldo kërkon Keidi Baren te Valladolid