26.01.2020 - 17:20
Elgit Doda dhe Klea Huta janë martuar në fshehtësi të plotë dhe lajmin e bukur sapo e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale.
Ata kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech.
“Unë thashë po, faleminderit që ekziston”, shkruan Elgiti duke qeshur, krahas fotos ku Klea shfaqet e veshur me fustan të bardhë.
Ndërkohë Klea ka postuar disa foto dhe ajo duket yll.
Moderatorja ka zgjedhur një fustan të bardhë të mbushur me perla, të kombinuar me flokët e zeza onde dhe një grim minimalist.
Kujtojmë se dyshja është në pritje të fëmijës së parë, që pritet të vijë në jetë së shpejti.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Të dy kanë thënë “Po” për të gjitha
Klea Huta dhe Elgit Doda ‘kurorëzojnë’ martesën
Zbulohet gjinia e bebit
Klea Huta dhe Elgit Doda prindër për herë të parë
'Binjakja e saj e humbur'