MENU
klinika

Krahasimi i superfuqisë aziatike me Gjermaninë

Merkel nuk bashkohet me Trumpin, kundër Kinës!

16.01.2020 - 12:21

SHBA ende ka tarifa për Kinën edhe pasi arriti një pakt paraprak tregtar, pasi kërkon të kundërshtojë spiunazhin industrial dhe shtetëror.

Por kancelarja gjermane Angela Merkel nuk është gati të bashkohet me Presidentin Donald Trump në një fushatë presioni kundër Kinës.

Në një intervistë për Financial Times, Merkel madje e krahasoi suksesin e Kinës me Gjermaninë, duke thënë se “siç ishte rasti në Gjermani, ngritja e Kinës kryesisht bazohet në punë të palodhur, kreativitet dhe aftësi teknike.”

Merkel i tha gazetës se nuk dëshiron të shkëpusë zinxhirët e furnizimit global për shkak të asaj që ajo e quajti një “konkurrencë ekonomike”.

kolana e librave

E pyetur për blerjen e pajisjeve telefonike nga Huawei, për të cilat SHBA i ka bërë presion disa vendeve që të mos e bëjnë, Merkel u përgjigj se vendi nuk duhet të varet nga një firmë.

Gjermania ka qenë një viktimë e luftës tregtare të SHBA-së dhe Kinës. Ekonomia e Gjermanisë u rrit vetëm 0.6% vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara këtë javë, rritja e saj më e ulët në gjashtë vjet, pasi prodhimi industrial jashtë ndërtimeve ra me 3,6%.

Sa i përket marrëdhënies së saj të tensionuar me Trump, Merkel thotë se ka “shkaqe strukturore” dhe kujtoi se dikur Presidenti Barack Obama diskutoi për një shekull aziatik.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po lë pas kancelarja gjermane?

Angela Merkel – Sukseset dhe dështimet


Po mbështet kundërshtarin e tij

Putin ‘heq dorë’ nga Trump?!

"Turqia ka fuqinë dhe kapacitetin për..."

Erdogan: Politikat tona nuk janë aventura