MENU
klinika

Transferimi

Mesfushori i Shpresës bën hapin e madh në Spanjë

23.01.2020 - 15:14

Ai ka luajtur që mbrëmë ndeshjen e parë zyrtare ende pa u prezantuar nga klubi. Kleandro Lleshi është zyrtarisht i Recreativo Huelva.

Futbollistit të Kombëtares U-21 iu dha mundësia që të debutonte që ditën e tij të parë në Kupën e Mbretit, duke luajtur pak minuta në ndeshjen kundër Osasunës, pasi dokumentacioni kishte mbërritur në kohë nga Leganes që zotëron kartonin e tij.

“Të gjithë lojtarët do të ishin të lumtur që të vinin në një klub kaq të madh sa Recreativo. Unë pashë një mundësi të mirë për të ndihmuar ekipin dhe që ekipi të më ndihmojë mua.

Jam i ri dhe kjo është një kategori ku mund të luaj futboll rregullisht. Ndaj Osasunës u ndjeva mirë, tifozët më pritën mirë dhe i falënderoj, morali i ekipit është i lartë dhe duam të marrim sa më shumë pikë.

Kjo që të mundemi për të arritur play-off e nëse kemi fat, të ngjitemi më lart. Zbritjen në kategorinë e tretë nuk e shoh si një hap mbrapa, por si një hap të mirë para” – tha Lleshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN