MENU
klinika

La Liga, Java 20

Messi gol me një aksion model, Setien e nis mbarë

19.01.2020 - 22:53

Barcelona ka vuajtur jo pak me Granada-n në “Camp Nou”, pavarësisht se ka dominuar totalisht. Blaugranat fituan 1-0 dhe për pasojë, marrin kreun, edhe pse me pikë të barabarta me Real Madrid.

Një pjesë e parë jo me ritmin që jemi mësuar të shohim Barcelonën dhe kështu pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me Messin disi në hije.

Pjesa e dytë nis me një ritëm tjetër për vendasit, por megjithatë, goli nuk po vinte. Në 69’, Sanchez merr kartonin e dytë të verdhë për miqtë dhe lë ekipin me 10 lojtarë.

Barcelona hidhet e tëra në sulm dhe në 76’ vjen goli. Një superaksion i Barcelonës, ku Vidal jep një passim magjik në fund dhe Messi nuk fal. Mbyllet 1-0, me trajnerin Setien që e nis me fitore në stolin katalanas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN