MENU
klinika

Napoli bën ofertë

Ndryshon situata, Hysaj drejt rinovimit

10.01.2020 - 11:49

Situata e Elseid Hysajt te Napoli vazhdon të bëhet gjithnjë e më e çuditshme. Futbollisti dukej gjithmonë shumë pranë largimit nga napolitanët.

Në vend që ta bëjë një gjë të tillë, palët ndryshojnë mendje dhe në fund ai qëndron pjesë e skuadrës edhe pse nuk po luan aq rregullisht në ato nivele që do të dëshironte.

Si për çudi, së fundmi, në vend të “divorcit” mes palëve, ka filluar diskutimi konkret për rinovimin. Menaxheri i lojtarit prej kohësh ka bërë të ditur se futbollisti mendon largimin në mbyllje të këtij edicioni meqë nuk po luan rregullisht.

Por Gianluca Di Marzio, gazetari italian që është një njohës i mirë i rrethanave të merkatos në Serinë A, ka bërë të ditur se drejtori sportiv Guintoli, ka hedhur poshtë hipotezën e një largimi të futbollistit.

Përkundrazi, ai i ka bërë menaxherit të Hysajt një ofertë konkrete për rinovimin e marrëveshjes mes palëve dhe zgjatjen e qëndrimit në Napoli të kapitenit të përfaqësueses shqiptare.

Di Marzio argumenton se, duke pasur probleme të mëdha në mbrojtje preferohet më shumë që të mbahet Hysaj për të zgjidhur telashet, pasi ai njeh më mirë ambientin, sesa të afrohet një futbollist i ri që do të vuante me ambientimin.

Ndërkohë, emri i Hysajt është lakur edhe te Tottenham, që tashmë drejtohet nga Mourinho. Gjithsesi, kapiteni i Kombëtares shqiptare është zgjedhja e fundit mes tre emrave të propozuar për mbrojtës të djathtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ardhmja e mbrojtësit kthehet në 'telenovelë'

Ç’do të ndodhë me Elseid Hysaj?