MENU
klinika

Arrestimet në Tiranë

Në hetim të gjithë përgjegjësit e ndërtesave të pabanueshme

15.01.2020 - 13:52

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në konferencë për median për arrestimet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019

Deri tani janë 31 të arrestuar.

Dy të fundit janë arrestuar mesditën e sotme.

Veprat penale për të cilat janë hetuar janë: Falsifikimi i dokumenteve dhe ndërtimi i paligjshëm dhe shpërdorim detyre.

“Prokuroria po heton në mënyrë të plotë të gjithë ato objekte për të cilat në akt ekspertimi është konkluduar që janë të pabanueshme në mënyrë që të nxjerrim përgjegjësit para përgjejgësisë. Janë të shumtë në numër.” u shpreh drejtuesja e prokurorise Elizabeta Imeraj.

Hetimet janë shtrirë në zonën e Vorës, Kasharit dhe Farkës dhe drejtuesja e prokurorisë së Tiranës nënvizoi se ky hetim do të shtrihet në të gjithë ndërtesat e Tiranës që janë shpallur të pabanueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN