MENU
klinika

Ambasadori ukrainas jep detaje

Shqipëria merr kryesimin e OSBE/ Rama do të vizitojë Kievin

09.01.2020 - 20:53

Shqipëria do të marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Vizita e parë e Edi Ramës do të jetë në Kiev të Ukrainës.

Ambasadori ukrainas Tsymbaliuk ka dhënë detaje për vizitën e Ramës në Ukrainë.

“Vizita e Ramës në Kiev do të jetë në datat 20 deri 21 janar. Ne si shtet ukrainas promovojmë marrëdhëniet e mira me përfaqësuesin e Shqipërisë”, ka deklaruar ambasadori ukrainas në OSBE, Tsymbaliuk.

Rama fillimisht do të shkojë në Kiev, kurse më pas do të shkojë në Moskë, gjë që do të thotë se do të takojë edhe Putinin.