MENU
klinika

Dakordësimi mes të mandatuarve

Palët nuk humbin kohë, ja kur mblidhet tryeza për Reformën Zgjedhore!

14.01.2020 - 13:21

Menjëherë pasi opozita e bashkuar mandatoi Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për t’u dakordësuar me palën tjetër për Reformën Zgjedhore, tryeza mes palëve nuk do të vonojë.

Në 13:00, “në kuadër të dialogut për garantimin e një konsensusi sa më të gjerë në procesin e Reformës Zgjedhore”, do të mblidhet një tryezë mes palëve, pjesë e të cilës do të jenë edhe dy të mandatuarit e opozitës së bashkuar.

Tryeza pritet të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Të pranishëm në tryezë do të jenë gjithashtu, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, përfaqësues i Partisë Socialiste, si edhe bashkëkryetarja tjetër e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN