MENU
klinika

Ndryshimet e aplikacionit

Pas 1 shkurtit, WhatsApp nuk do të funksionojë më për këta iPhone

14.01.2020 - 19:58

Miliona përdorues të telefonave nuk do mund të përdorin më WhatsApp, pas një ndryshimi që pritet të vijë në këtë aplikacion.

Versionet e vjetra të pajisjeve Android dhe iOS nuk do kenë mundësi të hyjnë në aplikacionin që është në pronësi të Facebook nga 1 shkurt.

WhatsApp tha se kjo lëvizje ishte e nevojshme për të siguruar përdoruesit e këtij aplikacioni, të cilët këshillohen të përdorin sistemin e ri operativ mobil që mbështet smartphone-in e tyre.

Këto janë disa iPhone tek të cilët WhatsApp nuk do funksionojë më:

iPhone 6/ iPhone 6 plus
iPhone5/ iPhone 5s/ iPhone 5c
iPhone 45
iPhone 4 dhe më të vjetër se ai

Te sistemi Android, telefonat që kanë një version më të vjetër se 4.0.3, do të përfshihen në këtë ”ndalim”. Shumë prej pajisjeve të lëshuara para vitit 2011, janë në gjendje të marrin sistemin e ri operativ, kështu që pronarët mund të vazhdojnë të përdorin WhatsApp.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit