MENU
klinika

Hedh foto me partnerin

Pas 4 vitesh, Soni Malaj hap dyert për jetën e saj private

04.01.2020 - 17:59

Këngëtarja Soni Malaj nuk është shumë e hapur kur bëhet fjalë për jetën e saj private.

Prej katër vitesh, Soni është në një lidhje me Klevin, një djalë i panjohur për publikun, por ajo se ka bërë kurrë publike.

Edhe pse Soni është përpkjekur ta mbajë larg mediave lidhjen e saj, ajo është fotografuar herë pas here nga paparacët në evente të ndryshme.

Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto, ku çifti shfaqen bashkë, ku Soni ka mbështetur kokën në suspin e tij.

Ky është rasti i parë, kur Soni vendos të ndajë me fansat e saj një moment në çift nga jeta e saj private.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fansat bëhen gati për datën 1 maj

Rikthehen vëmendjen Soni Malaj me një koncert