Babai i Meghan Markle, Thomas e ka konsideruar të turpshëm vendimin e vajzës së tij për të hequr dorë nga statusi mbretëror.
Në një intervistë për Channel 5, ai tha se Meghan përçmoi familjen mbretërore dhe se po hidhte poshtë ëndrrën e çdo vajze vetëm për para.
Thomas parashikoi se familja mbretërore mund të shkatërrohej nga pasojat e veprimit të vajzës së tij, pasi Meghan dhe Princi Harry vendosën të vazhdonin jetën e tyre të pavarur.
“Kur u martuan, ata morën përsipër një detyrim dhe detyrimi ishte që qëndronin pjesë e familjes mbretërore dhe ta përfaqësonin atë,”- tha ai. “Është një marrëzi për ta. Është një nga institucionet më fisnike, por po e shkatërrojnë, po e zbehin dhe nuk duhet ta bëjnë këtë.”
Ndërsa më pas theksoi se Meghan nuk është vajza që ai rriti. Pas njoftimit bombë të Meghan dhe Harry se do hiqnin dorë nga statuset e tyre, familja mbretërore hyri në krizë. Lajmet erdhën si një tronditje për të gjithë familjen si edhe britanikët.
Përfshirë Mbretëreshën, askush nuk raportohet se ishte më i zhgënjyer se babai i Harry, Princi Charles.
Sipas Express, Princi i Uellsit është shumë i mërzitur me Harryn dhe Meghan, në veçanti me Dukeshën e cila pati me të një marrëdhënie shumë të mirë.