31.01.2020 - 13:13
Regjisori, i cili, prej kohësh jeton i ikur nga Amerika në Francë, Roman Polanski, është në krye të klasifikimit për çmimin ekuivalent të “Oscar” për Francën. me filmin “An Officer And A Spy”./Konica.al
Drama, numëroi 12 kandidime, kur të mërkurën u shpall gara e çmimeve “Cesar”, me një pikë më shumë se “Les Miserables”, nga Ladj Ly.
Arritja e Polanskit përfshin nominimet për “Filmin më të mirë”, “Regjisorin më të mirë”, si dhe “Aktorin më të Mirë” (për Jean Dujardin).
Regjisori ka jetuar në ekzil në Evropë, prej vitit 1977, pas akuzës për abuzim seksual të një fëmije në Amerikë.
“An Officer And A Spy”, fitoi çmimin “Grand Jyry”, gjatë premierës në Festivalin e Filmit në Venecia, 2019.
Për më shumë, vizitoni: www.konica.al
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Flet Robert Budina
‘Streha mes reve’, një film që kalon kufijtë
Profil/ Enea Zhegu
‘Tomka dhe shokët e tij’/ Si duket sot djali që ‘luftonte’ nazistët
Rihanna së shpejti, sërish si aktore