MENU
klinika

Surprizon klubi gjirokastrit

Prezantimi, Luftëtari befason me trajnerin e ri

03.01.2020 - 18:35

Kur të gjithë prisnin që Neritan Novi të drejtonte Luftëtarin në seancën e parë stërvitore, për befasinë e të gjithëve, u prezantua si trajner i parë, Nikolin Çoçlli.

Çoçlli u afrua te Luftëtari në ditët e fundit të muajit dhjetor, duke u prezantuar si drejtor teknik te gjirokastritët. Mirëpo, tashmë duket se drejtuesit do t’i besojnë numrin një të stolit pikërisht ish-trajnerit të Partizanit.

Pozicioni i Novit pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa situata në klub vazhdon të jetë kaotike, madje në këtë stërvitje të parë sot kanë munguar trajneri i portierëve, Dritan Kristidhi.

Drejtuesit nuk kanë mbajtur premtimet sa u përket pagave, ndërsa u kanë thënë lojtarëve se gjërat do të zgjidhen javën e ardhshme. Deri më tani Luftëtari llogarit vetëm largime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN