MENU
klinika

NBA

Raptors tregojnë se jo më kot janë kampionët

18.01.2020 - 12:45

Kampionët në fuqi të NBA kanë treguar edhe njëherë dominimin, të paktën në Konferencën e Lindjes. Toronto Raptors fitoi në shtëpi me një diferencë të frikshme 140-111 ndaj Washington.

Dyshja Poëell-Davis shënuan 51 pikë së bashku, duke e kthyer ndeshjen gati në një stërvitore. Raptors mbeten në vend të katërt, por synimi është të kapin vendin e dytë.

San Antonio Spurs humb në shtëpi me një pikë diferencë. Ndeshja me Atlanta-n përfundoi 120-121. Më i miri në parket ishte Young për miqtë me 31 pikë.

Ndërsa Dallas mposht Portland 120-112, me ndeshjen e vendosur në dy periodat e para. Plot 35 pikë për Luca Doncic, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Lillard.