Samsung është duke zhvilluar një rival të Apple AirDrop. Funksioni i quajtur “Quick Share” do të lejonte këdo që ka një pajisje Samsung të ndajë të dhëna me një tjetër pajisje Samsung që gjendet pranë.
Edhe pse detajet për mënyrën e funksionit janë inekzistente, me shumë gjasa do të jetë e ngjashme me shërbimin Apple AirDrop në iPhone, iPad dhe Mac.
Shërbimi i Apple përdor Bluetooth për të krijuar një rrjet Wi-Fi peer-to-peer (P2P) dhe transferuar me shpejtësi foto, mesazhe, kontakte dhe të dhëna të tjera.
Detajet rreth funksionit të ri të Samsung u zbuluan nga XDA Developer në një model Galaxy S20+ 5G ende të papreztnuar. Quick Share do të debutojë krahas Galaxy S20 më 11 Shkurt.
Bazuar në informacionet e zbuluara, funksioni është i përshtatshëm me pajisje të tjera të vjetra.