Aplikacioni Phone i Google së shpejti jo vetëm do të lejojë regjistrimin por edhe transkriptimin e telefonatave.
Versioni i fundit 4.4 i aplikacionit përmban një kod i cili tregon jo vetëm ekzistencën e funksionit por edhe sesi do të implementohet.
Aplikacioni do të tregojë një buton “record” gjatë një telefonate. Duke shtypur mbi të, regjistrimi do të nisë automatikisht si dhe të njoftojë të dy palët, thirrësin dhe pranuesin e telefonatës për regjistrimin.
Transkriptimi nga ana tjetër do tu shërbejë të gjithë atyre që duan të regjistrojnë intervista dhe takime. Duke qenë se Google e ofron këtë funksion në aplikacionin Recorder, nuk do të jetë e vështirë të implementohet në aplikacionin e telefonatave.
Funksioni është ende në testim dhe larg implementimit dhe nuk dihet nëse do të shfaqet në versionet e ardhshme të aplikacionin Phone. Për më tepër do të ofrohet jo vetëm për telefonët Google Pixel por edhe tek ata prodhues si Xiaomi që e përfshijnë aplikacionin.