MENU
klinika

NBA

Shkëlqen James, Lakers fiton me 30 pikë diferencë

08.01.2020 - 11:32

Los Angeles Lakers ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në NBA, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pasi mposhti 117-87 New York, ndeshje e komanduar nga skuadra kaliforniane.

LeBron James ishte më i miri në fushë, duke shënuar 31 pikë, ndërsa te New York mungoi lojtari lider. 30 pikë diferencë flasin qartë për supremacinë e ekipit kalifornian.

Pas kohës shtesë fiton ekipi i Oklahomës, që mundi 111-103 Brooklyn, ndeshje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës. Paul me 28 pikë e Gilgeos me 22 pikë ishin më të mirët për Oklahomën, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Prince për Brooklyn.

Humbet edhe skuadra kampione e Toronto, që u mund 101-99 nga Portland, sfidë në përgjithësi e dominuar nga miqtë. Kanadezët bënë një ndeshje të dobët, ku u dallua vetëm Lowry, me 24 pikë e 10 asist, por që s’mjaftuan.

Skuadra e Detroit, falë 47 pikëve të dyshes Rose-Drummond, mundi 115-113 rivalët e Cleveland, ndërsa Memphis triumfoi 119-112 ndaj Minnesota, ndeshje ku u dallua Brokls me 28 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN