MENU
klinika

Katër përballjet

Shorti i Kupës së Mbretit, me fat Real Madrid

31.01.2020 - 15:29

Është hedhur sot shorti i Kupës së Mbretit në Spanjë për fazën çerekfinale. Në mungesë të emrave si Atletico Madrid dhe Sevilla, që u eliminuan, nuk kishte përballje ekipesh të mëdha.

Të paktën në këtë fazë është shmangur një “El Clasico” mes Barçës dhe Realit. Megjithatë, nuk ka qenë një short i lehtë për katalanasit, të cilët do të përballen me Athletic Bilbao-n.

Ndërkohë, disi më të lehtë do ta ketë Real Madrid, që do të luajë me Real Sociedad. Dy sfidat e tjera janë ato mes Granada-Valencia dhe Mirandes-Villarreal. Edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje e vetme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN