MENU
klinika

Përgjigjet ortopedi

Shpesh kam dhimbje të qafës dhe marrje mendësh. Si ti parandaloj?

20.01.2020 - 15:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Shpesh kam dhimbje të qafës dhe marrje mendësh. Si ti parandaloj?

Përgjigjet ortopedi: Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia. Qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit dhe qafës.  Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës. Nëse simptomat vazhdojnë ju sugjeroj një vizitë më të hollësishme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mësojeni këtë dhe nuk do ta harroni kurrë!

Brenda 1 minute dhimbjet e shpinës do të largohen menjëherë