MENU
klinika

Australian Open

Spektakël, Federer fiton ndeshjen numër 100!

24.01.2020 - 17:26

Mosha është thjesht një shifër për disa sportisë. Roger Federer, 38 vjecar ka fituar ndeshjen e tij të 100 në Australian Open kundër heroit vendas John Millman.

Takimi ndërmjet zviceranit dhe australianit pa frikë mund të jetë dhe më e bukura e turneut, pasi dhuroi shumë emocione dhe shkoi në 5 sete.

Federer fitoi me rezultatin 3-2 (6-4, 6-7, 4-6, 6-4, 6-7) me sete. Seti i parë u mor nga Millman duke dhënë sinjalet e një ndeshjeje epike. Federer u kundërpërgjigj me fitoren e setit të dytë me tiebreak 6-7, ndërsa mori dhe setin e tretë 6-4.

Millman arriti të barazonte sfidën me 6-4. Seti final pati shumë emocione, pasi australiani arriti të thyente direkt gamet e Federer duke shkuar në 2-1, por numri 3 i botës rikuperoi në 2-2.

Seti final shkoi sërish me tiebreak. Federer po humbiste në 8-4 dhe kur gjithçka konsiderohej e mbyllur në favor të australianit, ringjallet Roger Federer. Legjenda e tenisit mori 6 topa radhazi duke mbyllur gjithçka në 10-8.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN