MENU
klinika

Ligue 1, Java 20

Super Neymar, por Monaco ndal PSG në Paris

12.01.2020 - 23:03

Plot 6 gola në “Parc de Princes”, por nuk ka patur fitues mes PSG dhe Monaco, me rezultatin 3-3. Dy përmbysje për 2 skuadrat, por që në fund kanë ndarë nga një pikë.

Neymar ishte i papërmbajtshëm. Braziliani shënoi golin e parë të takimit në të 3’, inicioi barazimin e 2-2 me një autogol të miqve, teksa në të 42’ ka rikthyer PSG në avantazh në shifrat 3-2, pasi shënoi dopietën personale.

Një inkursion perfekt i Mbappe në zonën e Monaco është ndalur në mënyrë të parregullt, me arbitrin që ka vërshëllyer për të akorduar 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Neymar e ka shumë të thjeshtë.

Por Slima në minutën e 70-të barazon për miqtë. Një barazim që nuk është se rëndon për PSG, që mban vendin e parë, madje ka edhe një ndeshje me pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon