MENU
klinika

Siç kishte premtuar

Tani Facebook duket ndryshe!

24.01.2020 - 20:40

Pamja më e pastër dhe e thjeshtë që Facebook kishte premtuar në desktop vitin e kaluar ka filluar të mbërrijë tek përdoruesit.

Rrjeti social ka përzgjedhur një numër të kufizuar përdoruesish për të testuar pamjen e re dhe ata që janë me fat do të shohin një njoftim në krye të kohështrirjes për tju bashkuar testimit të “Facebook të Ri”.

Pamja e re ka një dizajn më pak ngarkuar me ngjyra më të forta. Ndërfaqja vjen edhe me një modalitet të errët, gjëja më e mirë që kemi pritur prej kohësh.

Testuesit mund ti dërgojnë Facebook feedback për pamjen e re që rrjeti social ti adresojë nëse ka probleme. Gjithashtu mund të kalojnë në pamjen e vjetër.

Rrjeti social pritet ta bëjë pamjen e re të disponueshme për të gjithë përpara pranverës.