MENU
klinika

Planet e së ardhmes

Tërhiqen nga familja mbretërore, Mbretëresha kërkon mbledhje

12.01.2020 - 11:51

Mbretëresha Elizabeta, ka thirrur nipin e saj princin Harry për të diskutuar rreth planeve për të ardhmen e tij dhe të bashkëshortes Meghan Markle, pas njoftimit nga çifti se kanë vendosur të tërhiqen nga obligimet mbretërore.

Princi Charles, babai i Harryt si dhe William, do të marrin pjesë në mbledhjen e së hënës me mbretëreshën, raporton Reuters.

Meghan, ish-aktore në televizionin amerikan, pritet të bashkangjitet në mbledhje nëpërmjet telefonit.

Duka dhe Dukesha e Suseksit, kanë befasuar familjen mbretërore me deklaratën e tyre për të hequr dorë nga titujt mbretërore dhe për të nisur një jete të re, që do t’ju mundësonte të qëndronin edhe në Amerikën jugore, duke punuar për t’u bërë të pavarur financiarisht.

Harry dhe Meghan nuk ishin konsultuar paraprakisht me mbretëreshën Elizabeta dhe anëtarët e tjerë të familjes, gjë që sipas burimeve, ka ngjallur zemërim në Pallatin Mbretëror anglez.