MENU
klinika

1.5 miliardë euro vetëm Mourinho

Trajnerët që kanë shpenzuar më shumë në merkato

20.01.2020 - 17:41

Shifrat stratosferike që kanë pushtuar merkaton e futbollistëve vitet e fundit kanë ndryshuar totalisht mënyrën e menaxhimit nga ana e trajnerëve.

Para se të firmosin, trajnerët përpilojnë fillimisht një listë me lojtarët që dëshirojnë në ekip. Kjo e ka shndërruar teknikun, Jose Mourinho në një nga trajnerët më dorëlëshuar të historisë së futbollit.

Portugezi ka drejtuar 5 skuadra të ndryshme në karrierë dhe ka shpenzuar rreth 1.5 miliardë euro. Diçka të tillë e konfirmon ky klasifikim, që e pozicionon teknikun aktual të Tottenham në krye, si trajneri që shpenzon më shumë për të blerë futbollist.

Lojtari që i ka kushtuar më shtrenjtë ish teknikut të Interit dhe Realit të Madridit është mesfushori, Paul Pogba. Francezi u transferua te Manchester United gjatë kohës që drejtohet nga Mourinho nga Juventusi për shifrën e 105 milionë euro.

Pas portugezit, pozicionohet rivali i tij në Premier League, Carlo Ancelotti. Tekniku i Everton ka shpenzuar 998 milionë euro, 85 prej të cilave për të marrë Gareth Bale te Reali i Madridi.

Podi plotësohet nga kundërshtari më i madh i Mourinho, Pep Guardiola. Spanjolli ka shpenzuar aq sa Ancelotti. Vetëm Zlatan Ibrahimovic kushtoi 57 milionë euro arkave të Barcelonës për ta marrë nga Interi.

Manuel Pellegrini dhe Massimiliano Allegri gjenden në vendet 4 dhe 5, kjo edhe për shkak se kanë blerë Cristiano Ronaldon, njëri te Reali dhe tjetri te Juventus.

Top 10 mbyllet nga Unai Emery, i cili mund të krenohet edhe me blerjen më të madhe të historisë së futbollit. Kartoni i Neymar nga Barcelona u ble nga ana e PSG së Emery për shifrën e 222 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surprizon trajneri i ardhshëm i Chelsea

10 trajnerët më të paguar në Premier League!

Nga thonjtë e paprerë, te hotelet

Asnjë si Sarri, trajneri më supersticioz në botë