MENU
klinika

Australian Open

Williams dhe Federer kalojnë turin e dytë

22.01.2020 - 17:00

Morën fund sot ndeshjet e raundit të dytë në Australian Open, edhe pse është dita e tretë e grand slam-it të parë kryesor të vitit që po zhvillohet në Melbourne.

Në fushat me çimento kanë zbritur dy ikonat e këtij sporti. Roger Federer mundi me lehtësi 3-0 (6-1, 6-4, 6-1) serbin Filip Krajinovic, në një ndeshje të dominuar nga zvicerani, sukses që I jep mundësi të avancojë në raundin e tretë.

Më tej avancon edhe tenistja amerikane Serena Williams, që mposhti 2-0 (6-2, 6-3) sllovenen Tamara Zidansek. 38-vjeçarja amerikane pati epërsi në fushë dhe e meritoi fitoren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN