MENU
klinika

Shkruan “Gazzetta dello Sport”

“25 milionë euro nuk mjaftojnë për Kumbullën”

11.02.2020 - 12:51

Nuk mund të kishte 20 vjetor më të bukur për Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar bëri ndeshjen më të mirë të sezonit kundër Juventus në fitoren 2-1 që mori Verona e tij në shtëpi.

Nota 8, më e lartë nga të gjithë, madje edhe se vetë Cristiano Ronaldo që realizoi gol. Prestigjozja italiane “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull talentit shqiptar me titullin: “Kumbulla i pakalueshëm nga gjigantët, tani 25 milionë euro nuk mjaftojnë”.

Gazeta në fjalë, me 190 cm që ka, e krahason Kumbullën me Milinkovic të Lazios, por ndryshe nga të tjerët, shqiptari ka sezonin e tij të parë në Serinë A. Në tribunë për të ndjekur mbrojtësin e Veronës ishin skautë të Manchester United dhe Manchester City-t.

Sipas Gazetta Dello Sport, Napoli ra dakord me Veronën për 21 milionë euro, por pas dy ndeshjeve të fundit, Kumbulla vlen mbi 25 milionë euro. Duke parë interesimin e shumë klubeve, Inter është më aktiv kohët e fundit për Kumbullën, një skuadër që e pëlqen edhe mbrojtësi shqiptar.

Pas këtyre kërkesave, presidenca veroneze ka rritur çmimin në 30 milionë euro. Ku do të luajë Kumbulla sezonin e ardhshëm? Vështirë të merret një përgjigje për momentin, kryesorja është se djaloshi po vijon të habisë me paraqitjet e tija.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën

Transferimi shtyhet për në verë

Kumbulla refuzon të gjithë, do Interin