MENU
klinika

Ende nuk dihen shkaqet

4 herë kampione e Francës, humb jetën sportistja

06.02.2020 - 22:17

Pas Kobe Bryant, një tjetër tragjedi në botën e sportit. Mediet australiane bëjnë me dije se sportistja e sërfit Poeti Norac ka humbur tragjikisht jetën në moshën 24-vjeçarja.

E reja është gjetur e pajetë në ujërat në afërsi të Brisbane në Australi. Lajmi i hidhur u konfirmua nga Federata Franceze e Sërfit, por nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 4 herë kampiones së Francës në sërf.

Norac ishte larguar nga Franca dhe ishte zhvendosur në Australi prej disa muajsh. Ajo mori pjesë në 4 kampionate kombëtare të sërfit në Francë duke u shpallur 2 herë nënkampione bote dhe 1 herë zuri vendin e tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN