MENU
klinika

Bundesliga, java 21

7 gola, 2 përmbysje, mposhtet Dortmund!

08.02.2020 - 20:27

Spektakël në “Bayer Arena”! Leverkusen ka bërë një nga ndeshjet më të bukura të viteve të fundit, duke mposhtur 4-3 Dortmundin. Dy përmbysje dhe 7 gola, një ndeshje për “kartolinë” në Bundesliga.

Volland shënoi i pari për vendasit në 20’, por Dortmund përmbys më pas me Hummels dhe Can. Por Volland shënon sërish në fundin e pjesës së parë, që mbyllet 2-2.

Guerreiro në 65’ kalon Dortmundin në avantazh. Kur u duk se miqtë po merrnin 3 pikë me vlerë nga kjo transfertë, Leverkusen përmbys gjithcka në 2 minuta, 81’ e 82’. Bailey dhe Bender kthejnë rezultatin në 4-3.

Ndeshja e parë me Dortmund që nuk shënon Haaland, që sot ishte titullar. Me këtë rezultat, Dortmund humb disi terren në objektivin për titullin kampion.