MENU
klinika

Zbulojeni

A duhen mbajtur produktet kozmetike në frigorifer?

06.02.2020 - 12:26

Kushdo që ndjek në rrjete sociale faqe me produkte bukurie mund të ketë vënë re se blogeret i ruajnë produktet kozmetike në temperaturat e frigoriferit. A është e nevojshme që kremrat, serumet, etj të mbahen në frigorifer?

Përse duhen mbajtur produktet kozmetike në frigorifer?

Dermatologët thonë se mbajtja e tyre në frigorifer nuk është e domosdoshme, megjithatë një praktikë e tillë ka shumë përfitime. Së pari kur produktet që aplikoni në fytyrë janë të freskëta ose të ftohta, ato kanë efekt edhe më qetësues. Kjo bëhet shumë më efektive në zona të acaruara, të irriturara në lëkurë.

Gjithashtu, sipas revistës amerikane, Bright Side, frigoriferi siguron që produktet që zgjasin më shumë në kohë. Sidomos ato kremra apo serume që kanë përmbajtje të vitaminës C, retinolit dhe peroksidit të benzolit. Këta përbërës nuk duhet të mbahen në mjedise të ngrohta.

Disa produkte të tjera nuk përmbajnë konservues për parandalimin e zhvillimit të baktereve, prandaj ruajtja në frigorifer është mëse e domosdoshme, pasi i mbron nga oksidimi dhe rrit efikasitetin e tyre.
Ndaj, më poshtë po ju listojmë disa nga produktet që mund t’i ruani në frigorifer!
1.Kremi i zonës së syve
2.Vajërat esencialë natyralë si vaji i arrës së kokit, bajameve, vaji i kastorit etj.
3.Manikyri
4.Rimeli
5.Buzëkuqi dhe zbutësi i buzëve
6.Kremi kundër diellit
7.Toniku i fytyrës