MENU
klinika

Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?

02.02.2020 - 20:11

Rritja e personave të infektuar me koronavirui ka sjellë rritjen e shqetësimit dhe pyetjeve në të gjithë botë në lidhje me këtë virus vdekjeprurës. Bazuar në raportimet e fundit të mediave ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Gazeta “Si” është munduar t’u japë përgjigje shumë prej pyetjeve të lexuesve.

Deri më tani janë regjistruar 14 mijë raste të koronavirusit, i cili është shpallur edhe si emergjencë globale shëndetësore. Virusi vdekjeprurës është përhapur në të paktën 22 vende, duke përfshirë dy raste të konfirmuara në Italinë fqinje.

A mund të shërohemi?

Që nga shfaqja e këtij virusi, ndër pyetjet më të shpeshta qytetarëve ka qënë nëse mund të rikuperohesh nëse infektohesh nga koronavirusi dhe cilët janë grupet më të rrezikuara për të humbur jetën. Shumë nga ata që infektohen nga koronavirusi përballen me simptomat e një rrufe të zakonshme. Këto përfshijnë ethe, kollitje dhe probleme me frymëmarrjen.

Po, shumica e njerëzve pritet të kenë një rikuperim të plotë. Por koronvirusi mund të përbëjë një rrezik të madh për të moshuarit dhe për pacientët me probleme ekzistuese si diabeti ose kanceri, ose ata që kanë sisteme të dobëta imune.

Që nga 31 janari, autoritetet shëndetësore kineze thanë që të paktën 300 persona njerëz kishin vdekur nga virusi, pra të paktën 2.1% e pacientëve të prekur deri më tani.

Një ekspert në Komisionin kinez të Shëndetit ka thënë se një pacienti mund t’i duhet një javë për shërimin e plotë nga simptomat e lehta të koronavirusit. Por një pacienti që nuk kurohet në kohë mund t’i duhet më shumë kohë për t’u shëruar plotësisht, ndërkohë që edhe shancet për t’i rikuperuar janë të pakta.

Dy ditë më parë, Kina qetësoi shumë prej qytetarëve të alarmuar, duke lëshuar pamjet e 20 pacientëve me koronavirus që përshëndetnin të lumtur gazetarët ndërkohë që largoheshin nga spitali pas një shërimi të plotë.

Të mërkurën, një pacient 23-vjeçar në provincën Hubei doli para kamerave pasi u bë personi i parë që ishte rikuperuar plotësisht duke mposhtur kështu virusin që ka shpërthyet në provincën e tij.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se periudha e inkubacionit, e cila është koha nga momenti i infektimit me virusin deri para shfaqjes së simptomave, varion nga dy deri në 10 ditë. Një person i infektuar me koronavirus që vuan nga imuniteti i dobët, apo probleme shëndetësore i shfaq simptomat më herët në krahasim me pacientët e tjerë. Periudha e inkubacionit është shumë e rëndësishme pasi i lejon mjekët dhe autoritetet shëndetësore të prezantojnë mënyra më efektive për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Si mund të përhapet ky virus?

Disa sëmundje përfshirë Sars mund të përhapet nëpër sipërfaqe të ndotura nga njerëzit që kolliten ose teshtijnë. Deri më tani nuk asnjë provë se koronavirusi i ri mund ta bëjë këtë, pasi viruset e ftohtë, si koronavirusi, kanë tendencë të mbijetojnë më pak se 24 orë jashtë trupit të njeriut.

Ajo që është e sigurtë deri më tani është se ky virus përhapet vetëm nëpërmjet kontaktit të ngushtë me një person tjetër, le të themi një anëtar të familjes ose një punonjës të kujdesit shëndetësor. A përhapet nga një person tek tjetri përmes kollës, teshtitjeve dhe sipërfaqeve të kontaminuara. Deri më tani, mjekët kanë zbuluar se një person i infektuar mund të infektojë edhe tre pacientë të tjerë

Ky koronavirus mendohet t’i jetë ngjitur njeriut nga kafshët, ndërkohë që dyshohet ta ketë origjinën nga një laborator gjenetik në Wuhan. Ai mendohet të jetë shfaqur për herë të parë tek gjarpërinjtë. Sars, një koronavirus tjetër që e kishte origjinën në Kinë, vinte nga lakuriqët e natës dhe macja.

Por një pyetje tjetër në mendjen e shumë njerëzve është se sa shumë do të përhapet virusi dhe a mund të mbërrijë në vendin tonë?

Mund të jetë e vështirë të japësh përgjigjen e një pyetjeje si kjo, sepse shtrirja e epidemisë do të varet nga një sërë faktorësh.

Sidoqoftë, një vlerësim parashikon që numri i përgjithshëm i infeksioneve në pesë qytete të mëdha kineze, Pekin, Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chongqing, do të arrijë kulmin midis fundit të prillit dhe fillimit të majit, sipas një modeli të zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Hong Kong-ut. Gjatë kësaj periudhe në Chongqing parashikohen të shfaqen deri në 150,000 raste të reja për shkak të popullsisë së madhe të qytetit dhe vëllimit të udhëtimeve nga Wuhano në Chongqing.

I njëjti model parashikon që numri i njerëzve që shfaqin simptoma të virusit në Wuhan do të rritet në më shumë se 50,000 deri fundjavën e ardhshme. Sigurisht, shifrat ndryshojnë me shpejtësi, dhe vlerësimet e modelit mbështeten në të dhëna të kufizuara, por parashikimi ka alarmuar autoritetet në Kinë.

Përhapja e gjerë e virusit tashmë ka ndodhur përtej kufijve kinezë, veçanërisht në Gjermani. Koronaviusi ka mbërritur në 22 vende deri më tani dhe përhapja në të gjithë globin pritet të jete e pashmangshme, por mbetet për tu parë nëse shpërthimi do të arrijë nivelet e epidemisë edhe përtej Kinës. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, shkencëtarët po punojnë për të përcaktuar se sa shpejt mund të përhapet virusi midis njerëzve dhe në cilën fazë sëmundja është më e transmetueshme.

Shumë qytetarë pyesin në mediat sociale nëse është e mundur të vaksinoheni për të parandaluar infektimin nga ky virus?

Për momentin, nuk ka asnjë vaksinë që mund të mbrojë njerëzit kundër koronavirusit, por studiuesit kanë nisur kërkimin për zbulimin e saj. Koronavirusi është një sëmundje e re që nuk është parë tek njerëzit më parë, dhe mjekët ende kanë shumë për të mësuar rreth tij. (si)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekët amerikanë kanë frikë t’i afrohen

I infektuari me koronavirus po trajtohet nga një robot!