MENU
klinika

Zbulohet surpriza që na pret në verë

Alfio rikthen Fatmën në ekran bashkë me djalin!

29.02.2020 - 17:48

As netët pa gjumë, as pelenat për të ndërruar, ushimi apo biberoni, askush dhe asgjë nuk e ndal Alfion Rrotanin tani që është bërë baba!

Shefi i njohur i kuzhinës ka zbuluar projektin e tij më të ri që do të vijë në televizion dhe që do të rikthejë partneren e tij Fatma dhe gjejeni pak kë tjetër! Në një intervistë për “Lart e poshtë” me Andi Vrapin, ai tha se Noah i vogël do të jetë pjesë e ekranit bashkë me prindërit.

“Do të vijmë me një projekt që e kemi bashkë me Fatmën, se Fatmës po i mungon shumë puna. Do të jetë një format goxha interesant! Në fakt kemi dy projekte, një në verë dhe një dy mujor në dimër!”, ka treguar Alfio.

Ai tregoi se këto projekte nuk do të jenë në INTv, në televizionin e drejtuar nga Fatma, por në një tjetër ekran. Noah bashkë me prindërit do të kthehet në treshen më të fuqishme të ekranit shqiptar dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim verën.

Në intervistën e tij të parë pas ardhjes në jetë të Noah-s, Alfio ka treguar se si ka ndryshuar jeta e tij që nga dita e lindjes së djalit që sot mbush 1 muaj!