MENU
klinika

"Për një dashuri"

Butrint Imeri rikthen super hitin me këngëtarin e njohur

16.02.2020 - 20:42

“Për një dashuri” është një nga këngët më të suksesshme të Ermal Fejzullahut që u kthye në një nga hitet e preferuara të tij!

Për ju që e mbani mend dhe ende e pëlqeni atë, kemi një super lajm! Butrint Imeri, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun do të rikthejnë bashkë këtë këngë në një version të ri, që do të bëjë për vete të gjithë romantikët.

Pak kohë më parë, në një bashkëbisedim me fansat në Instagram, Butrint Imeri pranoi se ajo është një ndër këngët e tij të preferuara, ndaj nuk është çudi ky bashkëpunim.

Dyshja tashmë ka treguar që për dy ditë do të publikohet kënga e re, ndërsa ka zbuluar edhe pak nga videoklipi, që duket se do të jetë mjaftë i veçantë i xhiruar bardhezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?