MENU
klinika

Shifrat mbresëlënëse të CR7

Cristiano Ronaldo “1000 vjeç” me plot rekorde

21.02.2020 - 12:31

Cristiano Ronaldo me praninë e tij në ndeshjen e fundjavës ndaj SPAL do të vendosë një tjetër rekord. 1000 ndeshje si profesionist sulmuesi portugez do t’i plotësojë në një stadium, i cili do të jetë në gjendje ta admirojë atë “live” për herë të parë.

Nëse për ndonjë arsye ai mungon në transfertën ndaj Spalit, këtë shifër jubilee do ta plotësojë në Champions League, sërish në transfertë, atë ndaj Lionit.

Janë 999 ndeshje të luajtura për Ronaldon që nga 14 gushti 2002. Në mesin e shumë futbollistëve profesionistë, që kanë fituar gjithçka, si Maldini, Seedorf, Roberto Carlos, Cristiano është më i shpejti për ta arritur këtë shifër “mijëvjeçare”.

Portugezit iu deshën 18 sezone për të mbërritur në këtë moment historik. Një shenjë e qartë e profesionalizmit dhe e kujdesit për trupin, teksa dihet se sa obsesiv është CR7 në zhvillimin e cilësive fizike.

Nga viti 2002 e deri më sot, Cristiano Ronaldo ka luajtur 835 ndeshje zyrtare në nivel klubi dhe 164 me kombëtaren e Portugalisë, me të cilën fitoi Europianin e fundit dhe Ligën e Kombeve. Duke realizuar 99 gola gjithsej, ai është bërë golashënuesi më i mirë i luzitanëve.

Synimi i tij është për t’u bërë kryegolashënuesi në histori me kombëtaret. Në total, mes klubit dhe ekipit kombëtar, CR7 ka shënuar 724 herë, me një mesatare prej 0.72 gola për ndeshje. Mesatare e njëjtë që po e ruan Ronaldo edhe me fanellën e Juventusit si rezultat i 52 golave në 72 ndeshje.

Që nga dhjetori i vitit 2019, performanca e tij me fanellën bardhezi, është e jashtëzakonshme në vetvete, duke shënuar në 12 ndeshjet e fundit radhazi. 17 vite e gjysmë pas debutimit të tij profesional, Ronaldo tani arrin në kuotën e 1000 ndeshjeve me dhjetëra triumfe personale dhe ekipore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shijoni nga një tregolësh për çdo event

“Mbreti” i tripletave, CR7 i shënoi në 10 kompeticione