MENU
klinika

Ish-futbollisti, pjesë e Parlamentit Europian

Demokracia e Re përjashton kampionin grek

04.02.2020 - 16:52

Ishte kapiten në vitin 2004 kur ngriti Kupën e Europës me Greqinë që triumfonte në finale ndaj Portugalisë. Theodoros Zagorakis madje u klasifikua i pesti atë vit në garën për “Topin e Artë”.

Në Itali e kujtojnë me fanellën e Bologna në sezonin 2004-2005. Pasi u transferua në “DallAra”, mesfushori grek u kthye për t’i dhënë fund karrierës te PAOK i Selanikut, ekipi që mbeti në zemrën e tij.

Më pas u mor me politikë, profesion që i kushtoi shtrenjtë. Zagorakis u përjashtua nga Grupi Parlamentar Europian i “Demokracisë së Re”, formacion me të cilin u zgjodh në Bruksel dhe nga vetë partia.

Të gjitha për shkak të një skandali që goditi futbollin grek dhe PAOK-un. Ekipi, tek i cili ishte president nga viti 2007 deri më 2012, rrezikoi rënien në kategorinë e dytë, së bashku me Xanthi.

Gjithë “faji” ishte i Ivan Savvidis, presidentit të diskutueshëm, me armë në xhep, që disa kohë më parë shokoi opinionin me hyrjen në fushë dhe sulmin ndaj arbitrit.

Një komision shtetëror konfirmoi se pronari i PAOK-ut ishte i lidhur edhe me Xanthi, çka thyente rregullat mbi pronësinë e ekipeve greke, që luanin në të njëjtin kampionat.

Kësisoji, ekzistonte rreziku i heqjes dorë nga të dyja klubet, gjë për të cilën Zagorakis kundërshtoi me forcë dhe publikisht: “Unë nuk mund të jetoj politikisht nën një çati me ata që, duke ndjekur urdhërat e jashtëm, sulmojnë PAOK-un dhe tërë futbollin grek”.

Një deklaratë që partisë së tij nuk i pëlqeu aspak. Dhe, megjithëse Superliga Greke e Futbollit deshi ta zgjidhte çështjen pa shumë trazira, “Demokracia e Re” vendosi ta përjashtojë ish-lojtarin e Bologna. Sidoqoftë, ai qëndron në Parlamentin Europian, duke kaluar nga grupi i “Partive Popullore” në grupin e pavarur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN