MENU
klinika

Tirana-Partizani

Derbi nis që sot, çmimet dhe ku i gjeni biletat…

24.02.2020 - 20:03

Rikthehen emocionet e derbit të kryeqytetit. Java e 24-t e Superligës nis me ndeshjen Tirana-Partizani dhe për klubin bardheblu do të jetë një mundësi shumë e mirë edhe për të mbushur arkat e saj falë një sfide që pritet të regjistrojë rekord sa i përket pranisë së tifozëve në stadiumin “Air Albania”.

Tirana bëri sot publike çmimet e biletave dhe ajo që nuk ndryshon është çmimi i tribunave pas portës. Kështu, në dy tribunat pas portës do të kushtojnë nga 500 lekë biletat, si në shumë sfida të tjera të Superiores që janë luajtur në këtë impiant.

Ndërsa në tribunën ballore, një pjesë e biletave do të kushtojnë 1000 lekë e një pjesë 1500 lekë. Më pas, në tribunat e tjera çmimet do të jenë 3000, 4000 dhe 5000 lekë. Klubi bëri të ditur se që nga dita e nesërme do të fillonte shitja e  biletave.

Ndërkohë, bardheblutë kanë bërë të ditur se ata tifozë që kishin abone sezonale, të siguruara që në fillimin e edicionit, do të kontaktoheshin nga klubi për të marrë biletën që u takonte në bazë të sektorit të stadiumit ku kishin abonetë. Në foton e mëposhtme gjeni edhe sportelet ku shiten biletat…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premtimi i presidentit të Partizanit

“50% e të ardhurave nga derbi për fatkeqësinë”

Sot, derbi në “Air Albania”

Gjithçka duhet të dini për Partizani-Tirana